AKTUALITET, 8 Prill 2019, 13:39

Humbi gjyqin me Lindita Nikollën, Gjykata dënon ish-deputetin Luçiano Boçi

Humbi gjyqin me Lindita Nikollën, Gjykata dënon ish-deputetin

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për shpifje ish-deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, në procesin ndaj ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Boçi akuzoi Nikollën se do t’iu jepte tenderin e dëftesave personave të afërt me të, gjë e cila sipas Gjykatës është konsideruar shpifje.

Mësohet se Gjykata e ka dënuar Boçin me 70 mijë lekë gjobë.