AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 16:29

Pas akuzave për vjedhje votash, Donald Trump: Ndalni numërimin!

Pas akuzave për vjedhje votash, Donald Trump: Ndalni numërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bën sërish thirrje që të ndalet numri i votave, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Menjëherë pasi nisi procesi i numërimit, Trump reagon ashpër, duke thënë se po vidheshin votat, ndërsa tashmë ka kërkuar që numërimi të ndalet.

Nga numërimi i deritanishëm i votave, Joe Biden rezulton fitues me 264 vota elektorale, ku i duhen vetëm edhe 6 vota elektorale për të shpallur zyrtarisht fitoren. Ndërkohë që Trump është shumë pas, ku deri më tani ka vetëm 214 vota elektorale.

“Ndalni numërimin!”, shkruan Trump.