TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përsëritet historia, Luftëtari mund Kamzën dhe i largohet fundit të renditjes . Gjirokastritët, ashtu si vitin e shkuar, iu falën golit të Rapos, i cili shënoi në pjesën e dytë golin që i dha fitoren gjirokastritëve.
Luftëtari në Gjirokastër u shfaq kërkues ndaj Kamzës, por miqtë këtë herë tregohen racionalë dhe luajnë më të tërhequr. Pak hapësira për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani, që provojnë të shënojnë me goditje nga distanca.
Provojnë Ymeraj, Milosavljev, Rapo dhe Rapa. Asnjë prej tyre nuk tregohet i saktë. Edhe Shkurtaj në një moment kërkoi kuadratin, por gjeti portierin Avdyli. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Në pjesën e dytë Rapo ishte ai që me të majtën e tij mposhti portierin Avdyli dhe në Gjirokastër shpërtheu festa. Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, me Luftëtarin që mori tri pikë të arta.