TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky dokument është një gazetë zyrtare e Mbretërisë së Greqisë e sapo çliruar, ku ndër të tjera shkruhet se përkthyesit që i kanë shërbyer fashistëve italianëve dhe nazistëve gjermanë kanë qenë grekë.
“Nëse çamët do të ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve edhe përkthyesi do të ishte çam dhe jo grekë” sqaron Llalla në një postim të bërë në profilin e tij të Facebook-ut.
POSTIMI I PLOTË:
“Kjo është gazeta zyrtare e Mbretërisë së Greqisë e sapo çliruar dhe tregon përkthyesit që i kanë shërbyer fashistëve italianëve dhe nazistëve gjermanë. Gazeta zyrtare është nënshkruar nga kryeministri Jorgos Papandreu dhe ministri Manuilidhis. Siç shihet në Çamëri-Thesproti përkthyes i gjermanëve ka qenë greku Antonio Rodhitis, profesor në gjimanazin e Paramithisë. Nëse çamët do të ishin bashkëpuntorë të gjermanëve edhe përkthyesi do të ishte çam dhe jo grekë. Ja edhe një dokument që tregon se grekët ishin bashkëpuntorë të italianëve dhe gjermanëve në Greqi dhe jo shqiptarët e Çamërisë.”