TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është bërë protagonist i një incidenti në Serbi. Lapsi.al siguron një video, ku deputeti i Lezhës, bashkë me një mikun e vet, janë pikasur nga policia serbe duke bërë një gjest provokativ, të paktën kështu e konsiderojnë autoritetet aty. Ata kanë pozuar për foto me flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës me duar, përpara parlamentit të Serbisë. Por menjëherë pas kësaj, policia dhe agjentët civilë kanë rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton. Për më tepër shihni videon më poshtë dhe debatin anglisht mes shqiptarëve dhe policëve serbë./LAPSI.al