TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Komsionit Europian Jean Claude Juncker një ditë më parë krahasoi të ardhmen e Italisë me krizën greke, por reagimi i qeverisë italiane ka qënë mjaft i ashpër, madje zëvëndëskryeminstri e ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, e ka etiketuar si një pijanec që drejton 500 milionë europianë.
“Nëse bëni një kërkim në Google, Juncker esëll apo i pirë do të shihni imazhe impresionuese. E ky zotëri është në krye të një qeverie që drejton 500 milionë europianë. E ky zotëri vjen nga një parajsë fiskale sic është Luksemburgu”, u shpreh Salvini.
“Unë flas vetëm me persona esëll, që nuk bëjnë krahasime që s’janë as në qiell e as në tokë. Në një familje të madhe nuk ka fëmijë të serisë A e të serisë B, e nëse në Bruksel dikush kërkon një Itali të dobët e të frikësuar ndoshta për t’i blerë nën kosto sipërmarrjet në vend, atëherë ju them se kanë gjetur zëvëndëskryesminsitrin dhe qeverinë e gabuar”.
Në Itali vazhdon të jetë i fortë debati politik ndaj manovrës ekonomike të aprovuar pak ditë më parë nga qeveria Conte, e cila ka shkaktuar një përplasje mes Romës e Brukselit mbi ndryshimet drastike të përcaktuar në të e që nuk respektojnë paktin e stabilitetit të miratuar nga vendet anëtare të BE.
Pas aprovimit të dekret ligjit të reformës ekonomike tregjet financiare kanë reaguar negativisht ndaj Italisë e bankave italiane, por qeveria Conte shprehet e sigurtë se është një moment kalimtar e se ndryshimet e parashikuara në këtë dekret ligj do të sjellin shumë shpejt fryte pozitive në shërbim të qytetarëve italianë.