TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish foto nga aksioni kundër informalitetit të shtrirë në të gjithë vendin.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka ndarë me ndjekësit një të një pike karburanti të bllokuar, pasi sipas tij, është konstatuar me probleme.
Sipas kreut të qeverisë, koha e përfitimit abuziv ka marrë fund dhe ka paralajmeruar se të njëjtin fund do të kenë të gjithë subjektet e tjera abuzive.“Ja kështu si ky sot, do mbyllet çdo stacion karburanti që nuk tapos përfundisht pompën manuale dhe nuk i dorëzon kupon konsumatorit?”-shkruan kryeministri.
Mbetet për t’u shpresuar që ky aksion i vrullshëm, me sanksione të përditshme të vijojë me të njëjtin intensitet dhe paanshmëri, në dallim nga të tjera nisma të qeverisë “Rama” (kundër vjedhjes së energjisë, kundër kanabizimit të vendit etj), që më tepër se të dobishme, rezultuan propagandistike.
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, pak ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, edhe pse të dhënat e publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tregonin qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave.