TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini e bardhë që i ishte dhuruar Papa Françeskut dhe që vetë ai e kishte destinuar për financimin e disa projekteve të bamirësisë.
Shifra është bërë e ditur nga Fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan, që është edhe një nga përfiuesit e shifrës. Fondacioni do të mundet kështu të bëjë përpara me planin e tij marshall, për rikthimin e të krishterëve në Irak, pas dëbimeve masive nga Shteti Islamik.
Lamborghini unike “Hurracan” ishte firmosur nga Papa dhe pritej që të shitej nga 250 deri në 350 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.
Supermakina iu dhurua Papës nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit. E mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë, makina kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10.
Top Channel