AKTUALITET, 13 Maj 2018, 15:06

Habit nëna e këngëtares së njohur: Pasi ajo u bë e famshme nuk donte t’ja dinte për familjen

Ajo e ka filluar karrierën e saj në një moshë  të vogël dhe shumë shpejt arriti që të bëhej një nga këngëtaret më të njohura për të gjithë. Emri i Beyonces tashmë është kthyer në një nga më të njohurit në të gjithë botës. Ajo është cilësuar si diva e muzikës pop, e madje është edhe një nga femrat më të pasura në botë.

Megjithatë pavarësisht se tani ka një marrëdhënie të mirë me familjen, në fillimet e karrierës së saj Beyonce as nuk donte t’ia dinte për ta.

Nëna e saj, Tina Knowles ka rrëfyer se në fillim të karrierës së saj, Beyonce nuk ka mundur të menaxhoj dot marrëdhënien me familjen. Ajo ishte shumë e painteresuar për dëshirat e motrës së saj më të vogël , Solange dhe nuk donte t’ja dinte se çfarë kërkonte ajo.

Duke qenë se situata midis dy motrave u bë e pakëndshme, Tina mori përsipër që të dyja vajzat ti çonte në një seancë këshillore, pasi kur ajo u bë e famshëm nuk dëshironte që motra e saj Solange ta shoqëronte me miqtë e saj të famshëm.

Por sipas nënës së saj, seancat tek psikologu bënë shumë punë dhe Beyonce filloi të interesohej më shumë për familjen e saj dhe të kishte një marrëdhënie më të mirë.