AKTUALITET, 13 Maj 2018, 15:04

Komuniteti LGBTI, marshim me biçikleta në Tiranë (foto)

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar parada e komunitetit LGBTI, një eveniment ku persona të këtij komuniteti, aktivistë, familjarë apo figura publike që mbështesin këtë komunitet, kanë marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me biçikleta.

Në këtë eveniment ka marrë pjesë ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadori Suedez, Johan Ndisi, ambasadorja e hollandës Dewi Van de Weerd dhe aktivistë të pëfshirë në avancimin e kauzës LGBTI. Në këtë  marshim ka marrë pjesë edhe ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, prezenca e të cilit ka habitur shumë persona, për shkak se zoti Manjani kishte mbajtur qëndrime diskriminuese ndaj këtij komuniteti. Megjithatë, ai u shpreh se kishte marrë një ftesë nga ambasadori Lu dhe kishte pranuar të ishte prezent në një eveniment kundër diskriminimit.

Ajo që bie në sy është mungesa e deputetëve, ministrave dhe veçanërisht kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se e mbështet këtë komunitet dhe kauzën e tyre për barazi.

/TPZ.AL/ 

FOTO: