TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë përpara gjykatës brenda 72 orëve. Në këtë seancë, Tahiri do të merret në pyetje përveç se do të njihet me masën e sigurisë.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se me kërkesën për masë arresti ndaj Tahirit, prokurorët kanë paraqitur prova të reja.
Prokuroria ka siguruar edhe materialet e gjetura nga letërporositë e ardhura nga Italia dhe Greqia.
Gjykata e Krimeve të Rënda dha një ditë më parë, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Tahirit, duke iu marrë pasaporta dhe karta e identitetit. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.