TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për rrjedhojë, mbrëmjen e së premtes ata u kapën në një apartament në katin e parë në zonën “New Philadelphia”, në rrugën “Adrianou”, në Athinë, të cilin dy të arratisurit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre kishin arritur ta merrnin me qira.
Siç citohet në mediat greke, dy shqiptarët e arratisur u befasuan kur panë Policinë dhe nuk kanë reaguar fare, edhe pse sipas Policisë mësohet se ata ishin të armatosur. Njëri prej tyre tentoi për t’u hedhur nga dritarja, në pjesën e pasme të banesës, por nuk pati sukses për shkak se Policia e kishte rrethuar banesën.
Shtëpia ku ishin strehuar dy shqiptarët ishte pothuajse bosh.Aty kishte vetëm një shtrat. Mësohet se hetimet policore tashmë do të kryhen edhe për bashkëpunëtorin e dy të arratisurve, që u ka dhënë atyre shtëpinë me qira, ndërsa është vënë në kërkim të tij. 35vjeçari Juljan Halili, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Nikos”, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Filip Mezait dhe djalit të tij 2.5 vjeç, në nëntor të 2011 në Kallamata.
Gjithashtu, ndaj Julian Halilit rëndon edhe vrasjet e një 28- vjeçari në vitin 2008 dhe një vit më pas, ajo e një shtetasi grek. I arratisuri tjetër, Alfonso Doçi, ka qenë i përfshirë në plaçkitje dhe i dënuar me 25 vite burg për trafik drogës.