TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ferrari duket se është rikthyer tek telashet dhe Mercedes tek dominimi. “Kokëkuqja” ishte larg nisjes së këtij sezoni të Formula 1 edhe në garën për Çmimin e Madh të Spanjës.
Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në pistën e Barcelonës, duke lënë pas tyre Verstappen me Red Bull.
Krenaria e Ferrarit në pistë u ruajt vetëm nga Sebastian Vettel, edhe ky i pafuqishëm për të shkuar përtej vendit të katërt.
Ndërkohë, Kimi Raikkonen braktisi garën në xhiron e 26-të për një problem teknik me makinën.
Ecuria e kësaj gare u përcaktua që në kthesat e para të startit. Romain Grosjean ishte protagonisti i një përplasjeje, që bëri të hyjë në pistë makina e sigurisë.
Kjo ngadalësoi ritmin me të cilën Ferrari nisi garën dhe sidomos të Sebastian Vettel, që në start mori vendin e dytë, duke parakaluar Bottas.
Top Channel