AKTUALITET, 1 Prill 2019, 23:28

Papa Françesku për Mesin: Është një Zot me topin në fushë, por nuk është Zoti!

Papa Françesku për Mesin: Është një Zot me topin

Lionel Mesi është shumë i mirë, i jashtëzakonshëm për t’u parë, por mos e quani Zot. Ky është pak a shumë mendimi i Papa Françeskut, i cili sigurisht është një tifoz i bashkëkombësit të tij që gëzon miliarda sportdashës në të gjithë botën me magjitë që dhuron në fushë.

Papa nuk ka kursyer elozhet për Mesin, të cilin e ka takuar edhe personalisht, por në diskutimin e tij, kreu i kishës katolike diskuton se emri i Zotit nuk duhet keqpërdorur në këtë mënyrë, siç shpjegoi në intervistën e tij për “La Sexta”. “Në teori, është sakrilegj, Nuk mund ta thuash dhe nuk e besoj. Sigurisht, Mesi është shumë i mirë, por ai nuk është Zoti.

Unë mendoj se njerëzit thonë ‘ai është Zoti’ në të njëjtën mënyrë se si thonë ‘unë të adhuroj’, por duhet të adhurosh vetëm Zotin. Këto janë shprehje që përdorin njerëzit. ‘Ky është një Zot me topin në fushë’ është një shprehje që përdoret për të shprehur veten. Sigurisht ai është shumë i mirë, por nuk është Zoti”, ishin fjalët e Papës.