TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-se Ervin Salianji ka publikuar një tjetër bisedë telefonike në "Opinion", e përgjuar sipas tij nga prokuroria, mes Drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushi ( në vitin 2018) dhe Fredi Alizotit. Sipas Salianjit ky i fundit u pagua për të thënë që ishte aktori që ka bërë zërin e Geron (Agron) Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku akuzohet për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm.
Albert Nushi (drejtor Policie): Fredi…
Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…
Albert Nushi (drejtor Policie): Kryeqytet ë??
Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.
Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?
Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd
Albert Nushi (drejtor Policie): Po ku je o?
Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.
Albert Nushi (drejtor Policie): Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?
Fredi Alizoti: O lla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa
Albert Nushi (drejtor Policie): Po, pooo
Fredi Alizoti: Merre cik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur./