AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 16:34

Panuçi hedh në gjyq Bujar Nishanin, i kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro

Panuçi hedh në gjyq Bujar Nishanin, i kërkon

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka hedhur në gjyq ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin.

Italiani duket ka mbetur i revoltuar nga një deklaratë e Nishanit pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Kosovës dhe ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore ndaj ish-numrit 1 të shtetit.

Pas asaj ndeshjeje Nishani shkroi në rrjetet sociale se Panuçi është një ‘sharlatan i cili po shkatërron edhe atë që është ndërtuar’.

Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë 20 korrik 2018. Në të kërkohet dëmshpërblim në vlerën 100 mijë euro dhe përgënjeshtrimin e deklaratave, shkruan BW.