AKTUALITET, 18 Korrik 2018, 09:02

Panik në avionin me 143 pasagjerë që u nis nga Tirana në Milano, ulje emergjente

Panik në avionin me 143 pasagjerë që u nis nga Tirana në

Panik dhe frike ne bordin e nje avioni nisur nga Tirana me destinacion Milanon. Mediat italiane bejne me dije se avioni i linjes Blue Panorama ka bere ulje emergjente ne aeroportin Raffaello Sanzio në Falconara.

Ka qene ora rreth 18:30, kur një Boeing 737 i kompanisë Blue Panorama bëri një ulje emergjente për shkak të një demtimi qe u konstatua. Avioni i nisur nga Tirana drejt Milano Malpensa ishte me 143 persona në bord.

Sipas hetimeve te para, nje defekt i konstatuar ne avion, detyroi komandantin të devijonte rrugën duke u ulur në Sanzio.

E gjithe kjo u shoqerua vetem me frike pasi per fat nuk ka pasur asnje person te lenduar. Aeroplani është nisur, por pa udhëtarët që kanë mbetur të gjithë në Ancona.