AKTUALITET, 17 Korrik 2018, 19:54

Zëdhënësja e PD: Kjo foto e sjellë Shqipërinë më afër BE

Zëdhënësja e PD: Kjo foto e sjellë Shqipërinë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar sot një foto në faqen e saj në Facebook, ku shfaqet deputeti i PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreu dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka.

Sipas Zhupës, Rama ka nisur të thërrasë në ndihmë ‘ekspertët e zgjedhjeve’, pasi nuk i fiton dot ndryshe.

“Po përgatiten për zgjedhjet e aradhes me ‘ekspertin zgjedhor’ Arben Ndoka!!! Rama nuk heq dorë jo. E di që pa njerëz me ‘vlera’ të veçanta ka zero shanse të fitojë zgjedhje. Prandaj ka nisur ti thërrasë ku janë e ku s’janë edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashtë sistemit.

P.S: Besoj se kjo foto në diskutimin me Hahn e sjell Shqipërinë më afër Europës’, shkruan Ina Zhupa në Facebook.