TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi ka arritur të marrë një kualifikim historik në Maltë, duke barazuar 1-1 ndaj Valetës vendëse. Me këtë rezultat, Kukësi arrin në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori, duke qenë se sezonin e kaluar u eliminua nga Sherif Tiraspoli.
Në minutën e 67, Santiago ka marrë një top nga Zerafa, duke kaluar vendësit në avantazh. Valeta 1-0 Kukësi.
Në minutën e 87, Rrumbullaku ka dhënë një top për Dzarian, ku ky i fundit ka mundur të shënojë, duke barazuar shifrat dhe afruar Kukësin me turin e dytë. Valeta 1-1 Kukësi.
Barazimi pa gola në “Loro Boriçi” dhe goli në fushë kundërshtare, kanë ndihmuar verilindorët e drejtuar nga Cungu për t’u kualifikuar. Në këtë mënyrë, Kukësi lë pas shkarkimin e Pakultit dhe sheh nga ndeshja e radhës, ku përballë do të ketë fituesin e çiftit Olimpija Ljubljana-Karabak.