TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka në aksin rrugor Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik, pranë një karburanti.
Mësohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesërisht automjetet e përfshira në aksident.
I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.