AKTUALITET, 17 Korrik 2018, 21:03

Zbulohen emrat, ja kush është shqiptari që vdiq bashkë me vajzën

Është zbuluar identiteti i shqiptarit nga Kosova dhe vajzës së tij që humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident të rëndë në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Ata janë identifikuar si Valon Memaj si dhe Luisa Memaj nga Deçani i Kosovës. Ai po udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ së bashku me dy vajzat e tij, njëra 5 vjeç dhe tjetra 3 vjeçe kur është përplasur me një maune.

Fatmirësisht vajza 3-vjeçare ka arritur të shpëtojë.

Shqiptari po kthehej nga vizita që kishte bërë tek prindërit e tij që po ashtu jetojnë në Shtutgart të Gjermanisë.

Të afërmit e shqiptarit që jetojnë në Llukë të Deçanit janë shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe kanë thënë se Valoni do vinte të premten për pushime në Kosovë.

‘Dimë vetëm që vetura e Valonit është aksidentuar me një kamion në autostradë. Dy vajzat e vogla Valoni i ka pasur prapa në veturë. Valoni ka shkuar në Gjermani që fëmijë. Të premten kanë pas me u nisë për në Kosovë.

Të gjithë familjen Valoni i ka në Gjermani. E ka vetëm edhe një vëlla. Lajmin neve na treguan familja atje. Nuk e dimë sigurt se kur do të kthehen trupat në Kosovë, po flitet për të premten’, shpjegon vajza e xhaxhait të të ndjerit.