TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshinë 3 automjete. Viktima është Xhemal Goga, rreth 25 vjeç.
“Rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës” në Kashar, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia pas aksidentit.
I riu Goga nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
I plagosuri tjetër është E.H. edhe ai rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, ku po merr ndihmë nga bluzat e bardha.