AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 17:56

Paloka: Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin, pranoi se heqjen e koalicioneve e kërkoi Rama

Paloka: Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin, pranoi se heqjen e koalicioneve e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka publikuar në rrjetet sociale një deklaratë të deputetit Myslim Murrizi. Ky i fundit, në një dalje publike ka pranuar se kërkesa për heqjen e koalicioneve parazgjedhore ishte e kryeministrit Edi Rama.

“Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: “Heqjen e koalicioneve na e kërkoi Rama””, shkruan Paloka.

PJESË NGA VIDEO

Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.

Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!

Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?

Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.

Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?

Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.

Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.

Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!

Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!

Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!