TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familja Hasalliu ka hapur dyert e mortit pas vrasjes së të afërmit të tyre Ramazan Hasalliu. 50-vjeçari u vra paraditen e sotme pasi u ndodh mes plumbave të përplasjes së dy bandave.
Hasalliu kishte blerë bukë dhe u vra gabimisht teksa dilte nga furra. AI nuk arriti ta çonte bukën në shtëpinë e tij.
Ditën e sotme, Kavaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku pas një përplasje mes bandash një 50 vjeçar Ramzan hasalliu ka mbetur i vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur.
Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë. Dy vëllezërit Eljo dhe Eraldo Hyka janë dy autorët e parë të identifikuar për ngjarjen, dhe janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë që shkaqet janë ende mister.