AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 19:51

30 qershori/ Plas sherri mes Bibës dhe Zgurit: Mua s’më hedh Perëndia në erë, jo më ti

30 qershori/ Plas sherri mes Bibës dhe Zgurit: Mua s’më hedh

Mbledhja e sotme e KQZ-së është shoqëruar me debate mes kryetarit të KQZ-së Klement Zguri dhe nënkryetarit Denar Biba.

Teksa pritet bërja e publike e rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit, Zguri ka kërkuar hapjen e kutive që në nisjen e mbledhjes.

Këtë kërkesë nënkryetari Biba e ka quajtur si një ‘minë’ që hedh në erë zgjedhjet e 30 qershorit.

Pjesë nga debati

Zguri: Ti nuk hidhesh në erë.

Biba: Mua s’ka perëndi të më hedhë në erë jo ti. Të fala Gazment Bardhit.