AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 18:30

“Shaji nga robt”, Rudina Dembacaj ‘shthur’ gojën: Ik në shtëpinë tënde

Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj nuk i ka rezistuar historisë së vështirë që po kalon një vajzë, e cila ka vendosur të kërkojë këshilla tek faqja “JOQ”.

Vajza në fjalë tregon për marrëdhënien e vështirë që ka me familjarët e bashkëshortit të saj dhe ka kërkuar mendime dhe sugjerime.

“Shaji nga robt dhe ik në shtëpinë tënde. Ai është qofte që nuk të del për zot! Faleminderit.”-shkruan Rudina Dembacaj në statusin e JOQ.

Moderatorja e ka ndarë komentin e saj edhe në profilin e saj në Instagram, ku bën të qartë se është e bindur për idenë që i ka dhënë vajzës.