AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 19:23

Olta Gixhari konfirmon lidhjen me…

Olta Gixhari konfirmon lidhjen me…
Mbrëmjen e kaluar Olta Gixhari ka publikuar një video në Instagram, e cila po komentohet shumë në mediat rozë. Ajo shfaqej mjaft seksi teksa pozonte para aparatit dhe videon e shoqëronte me komentin: “E bërë nga dashuria ime”. Fill pas kësaj qarkulloi lajmi se aktorja Olta është në një histori dashurie, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave. Pas këtij lajmi “IconStyle” ka kontaktuar me aktoren e cila u tregua shumë e gatshme për të na dhënë një përgjigje të sinqertë. Olta tregoi se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj. Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe për identitetin e partnerit të bukuroshes duket se do të na duhet të presim edhe pak.