SPORT, 3 Shtator 2020, 10:35

Pagë faraonike dhe Barcelona që shlyhet me këste, si Messi kalon te City

Pagë faraonike dhe Barcelona që shlyhet me këste, si Messi kalon


Jorge Messi dhe Josep Maria Bartomeu patën një takim një ditë më parë dhe babi i yllit argjentinas u shpreh qartë se është e vështirë që djali i tij të mbetet pjesë e Barcelonës në vazhdim. Për t’u zgjidhur është çështja e kontratës.

Manchester City është në horizont dhe po tenton të përfitojë nga kjo situatë për ta vënë Messin nën urdhrat e trajneri Pep Guardiola. Problemi janë edhe rregullat e “Fair Play” financiar dhe “Qytetarët” nuk duhet ta kalojnë shifrën 100 milion euro të shpenzimeve.

TyC Sports ka zbuluar edhe planin e City për të mos shkelur rregullat e UEFA, në rast se nuk do të duhet të paguajë klauzolën 700 milion euro. Llogaritë bëhen për një transferim që kushton 160 milion euro.

Për Messin do të ketë një kontratë 5-vjeçare, me pagë 68 milion euro. City planifikon që 160 milionët t’i paguajë me 5 këste, nga 32 milion për çdo vit. Duke shtuar te kjo shumë edhe pagën, totali është 100 milion euro dhe rregullat e FFP nuk shkelen