TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Philippe Coutinho dhe Bayern Munchen, janë ndarë pas një sezoni. Fantazisti brazilian ishte si i huazuar te bavarezët, nga ekipi i Barcelonës, dhe fitoi tripletën (Kampion i Gjermanisë, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League).
Coutinho do të rikthehet tashmë te Barcelona, ndoshta jo për shumë gjatë, dhe klubi i Bayern e ka falenderuar për sezonin bashkëpunues, me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Duam ta falënderojmë Philippe Coutinhon.
Me krijimtarinë e tij dhe teknikën e tij të jashtëzakonshme, ka gjallëruar lojën tonë në sezonin e Tripletës. “Edhe pse rrugët tona janë ndarë pas vetëm një sezoni, kemi patur gjithashtu mundësinë të vlerësojmë magjinë e këtij lojtari”, shkruhej në komunikatën e Bayern.
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1301150269150056448?s=20