SPORT, 1 Shtator 2020, 21:48

Lajm negativ për tifozët e Barcelonës, s’ka më dilema rreth së ardhmes së Messit

Lajm negativ për tifozët e Barcelonës, s’ka më dilema

Leo Messi është gjithnjë e më larg Barcelonës. Tifozët katalanas kanë shpresuar gjithmonë që do e mbyllte karrierën te skuadra e tyre e zemrës, por futbollisti më i mirë në planet ka vendosur të provojë një aventurë të re.

Babai i tij Jorge Messi, i cili është njëkohësisht agjenti i “pleshtit”, është nisur nga Rosario drejt Barcelonës me një avion privat. "Diario Ole" raporton se Jorge Messi do të takohet ditën e mërkurë me Josep Maria Bartomeu, presidentin e klubit spanjoll.

Bisedimet do të fokusohen në përshpejtimin e largimit të numrit 10 nga Barcelona. Leo e ka ndarë mendjen t’i japë fund eksperiencës së mrekullueshme në “Camp Nou” dhe pritet të transferohet në Premier League te Manchester City.

https://twitter.com/DiarioOle/status/1300837869276352513?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1300837869276352513%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Flajm-negativ-per-tifozet-e-barcelones-ska-me-dilema-rreth-se-ardhmes-se-messit%2F