TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Real Madrid, Bernd Schuster, ka folur gjatë për “El Pais”, në lidhje me situatën aktuale të Lionel Messit te Barça, që ka marrë vëmendjen më të madhe këtë periudhë.
“Është një hap më shumë sesa kemi provuar tashmë në klubet e mëdha. Shumë herë duket se yjet e mëdhenj duhet të largohen nga dera e pasme. Tashmë ka ndodhur me shumë lojtarë, jo vetëm te Barcelona. Rasti i Messit është më kurioz, sepse konsiderohet lojtar i shtëpisë. Më shumë sesa ajo që ka bërë atje nuk mundet.
Duke u rritur atje, duke u bërë një profesionist, duke qenë i suksesshëm, Messi ka qenë lojtari më i mirë në botë për shumë vite, pothuajse duke fituar gjithçka. Problemi i madh është gjithmonë se si përfundon kjo, si mund ta ndryshoni skenën dhe ta përfundoni karrierën në një vend tjetër.
A e kuptoj atë, apo vendos veten në endin e Messit? Unë e kuptoj plotësisht. Ideja e tij nuk ishte kjo, që të largohej nga Barça, por me kalimin e kohës e kuptoi se futbolli është i tillë, nuk të fal. Futbolli është rezultat, duhet të vazhdoni të fitoni. Ndonjëherë, futbolli nuk është i drejtë dhe pastaj vendosni të shkoni diku tjetër. Disa kohë më parë e thashë publikisht se Messi e meritonte Barcelonën konkurruese edhe për dy ose tri vite më shumë. Lojtarët shkojnë me hundë, ne shkojmë me sy dhe kuptojmë gjithçka.
Ne kuptojmë shumë gjëra. Ai e pa sezonin e kaluar se kjo situatë nuk do të ndryshonte, se nuk mund të rregullohej Barcelona. E kuptoi se nuk do të përmirësohej asgjë, prandaj shkoi drejt atij vendimi. Tupërimi ndaj Bayernit ishte pika e fundit e gotës së derdhur. Humbje të tilla, 8-2, ju bëjnë të thoni mjaft, faza ime ka mbaruar. Lojtarët, ndonjëherë, kanë më shumë besim se normalisht”, u shoreh Schuster.