SPORT, 2 Shtator 2020, 14:24

“Vështirë të qëndrojë”, babai i Messit trishton popullin katalanas

“Vështirë të qëndrojë”, babai i Messit


Jorge Messi fluturoi nga Rosario e Argjentinës drejt Barcelonës për t’u takuar me Josep Maria Bartomeu, presidentin e Barcelonës. Babai dhe menaxheri i Leo Messit, do të zhvillojë një takim me kreun e klubit katalanas në lidhje me të ardhmen e yllit të ekipit.

Interesim i madh i mediave për të mësuar nëse “pleshti” realisht do të largohet pas një jete me ngjyrat blaugrana mbi supe dhe panik te tifozët e Barçës. Pesimizmi ka prekur kulmin pas fjalëve të Jorge Messit për Deportes Cuatro.

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1301085684355260416?s=20

Nuk e di nëse Lionel do të largohet nga Barcelona, por është shumë e vështirë që të qëndrojë këtu. Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Manchester City. Nuk kam biseduar me Pep Guardiolën dhe askënd tjetër“, deklaron babai i kapitenit të Barcelonës.