TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Polonia, sipas një marrëveshjeje të re. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera, një prej tyre edhe me Slloveninë.
“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim për sigurimet shoqërore me Poloninë, e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Janë 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar. Kjo është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe pagesave që çdo individ mund të marrë si pagesë për kryerjen e disa viteve të punës në Shqipëri dhe në në vend tjetër”, tha Ibrahimaj.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE. Ndryshimet janë në dobi të qytetarëve duke ulur kostot për transaksionet financiare dhe mbrojtur konsumatorët.
“Kemi propozuar ndryshime për ligjin e sistemit të pagesave, shërbimit të pagesave dhe ndryshime për bankat. Këto ligje kanë si qëllim modernizimin e sistemit aktual dhe janë në funksion të përafrimit të kuadrit ligjor me BE. Këto ndryshime i shërbejnë edhe kuadrit të negociatave që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit. Ndryshimet e propozuara sjellin benefite për qytetarët, reduktim të kostove në transaksionet financiare, mbrojtje të konsumatorëve, nxit konkurrencën dhe efikasitetin”, tha Malaj.