AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 16:35

Pacolli: Thaçi mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë

Pacolli: Thaçi mbetet ndër figurat më të larta të

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë se, sot vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë, për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

“Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë.

Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, shkruan ai.