LIFESTYLE, 25 Dhjetor 2018, 11:13

Ornela Bregu tregon shtëpinë luksoze në Spanjë/ FOTO

Ornela Bregu është “ arratisur“ prej vitesh nga Shqipëria, duke zgjedhur të jetojë në një vend të bukur europian si Spanja.

Moderatorja megjithatë nuk i ka humbur fansat e saj, të cilët vazhdojnë ta ndjekin, edhe pse në distancë.

Pasi i tregoi në verë përmes disa fotove një pjesë të shtëpisë që përfshinte pishinën, Ornela këtë radhë ka zgjedhur t’i urojë festat e fundvitit me një foto të ambienteve të brendshme të banesës luksoze të saj, ku shihet duke shtruar tryezën.

Dhoma duket e mobiluar me mjaft shije, ashtu siç është dhe vetë moderatorja në fund të fundit!