LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2018, 11:23

Rihanna darkë romantike me të dashurin /FOTO

Rihanna dhe i dashuri i saj nga Arabia Saudite duket se nuk po qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Rihanna po kalon kohë të mirë me Hassan Jameel.

Këngëtarja 30-vjeçare është parë në një darkë romantike me të dashurin e saj, të shtunën në Malibu, Kaliforni.

Çifti mbajti një profil të ulët, dhe ishte i rrethuar nga sigurimi.

Rihanna dhe Hassan kanë një vit që janë lidhur, pak detaje dihen nga jeta e tyre private.

Ata fillimisht u panë gjatë verës së vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Rihanna së fundmi konfirmoi se do të nxjerrë këngë të re në vitin 2019.