LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2018, 14:11

FOTO/ Samanta Karavella largohet nga “Max Production”, ja çfarë ka ndodhur

Samanta Karavella është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila ka bërë disa hite të njëpasnjëshme në tregun muzikor shqiptar.

E komentuar shumë nga mediat, Samanta e ka filluar karrierën e saj që në moshë të vogël dhe prej disa vitesh ishte pjesë e “Max Production”. Mirëpo, “Prive” ka zbuluar se Samanta e ka braktisur këtë produksion pas disa kohësh pune me të.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar këngëtaren për të marrë vendimin e këtij largimi.