SPORT, 2 Korrik 2021, 13:14

Doli lojtar i lirë, skuadra e Serisë A në gjurmët e Riberisë

Doli lojtar i lirë, skuadra e Serisë A në gjurmët e


Futbollisti francez Frank Riberi, pas aventurës te Fiorentina, duket se kërkon të vazhdojë sërish me futbollin e luajtur.

Interes konkret për të pasur shërbimet e tij duket se ka shfaqur Sampdoria me presidentin e saj Masimo Ferrero që pritet t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare.

Ndërkohë, ish-klubi i tij, Fiorentina, e ka përshëndetur në “Instagram”, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në Firence.

Gjatë sezonit të kaluar francezi ësthë aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 29 ndeshje nga ku ka realizuar dhe dy gola.