TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysajn mund ta cilësojmë si lojtarin më të ri të Lazios, edhe pse ka kohë për zyrtarizimin e kalimit tek skuadra bardhekaltër, që në stol do të ketë Maurizio Sarrin.
Ky i fundit ka një lidhje të veçantë me mbrojtësin shkodran. Empoli, Napoli dhe tani Lazio. Hysaj do të gjejë trajnerin e preferuar, teksa ka arritur akordin me Igli Taren.
2.5 milion euro në sezon do të përfitojë 27-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Lazion (4+1) sipas gazetarit Alfredo Pedulla.
Firma në kontratën e re do të vijë në ditët e para të javës së ardhshme. Hysaj do të prezantohet më pas si përforcimi i klubit kryeqytetas në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Lojtari shqiptar është pa kontratë prej datës së djeshme, kur mori fund aventura 5-vjeçare me Napolin. E ardhmja është Lazio, aty ku do të ketë Thomas Strakoshën si shok ekipi.