AKTUALITET, 15 Maj 2019, 13:14

Opozita protestë kombëtare më 25 maj?

Opozita protestë kombëtare më 25 maj?


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pasur një të mërkurë të ngjeshur me takime.

Paradite herët ai ka zhvilluar një mbledhje me aleatët dhe më pas me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është diskutuar data 25 maj për protestën e radhës kombëtare.

Mësohet se Basha do ta konsultojë datën me kryetarët e djathtë bashkiak, ish-grupin parlamentar demokrat dhe Këshillin Kombëtar.