AKTUALITET, 15 Maj 2019, 12:19

EMRAT/ KQZ iu jep mandatin, tre deputetë të rinj në parlament

EMRAT/ KQZ iu jep mandatin, tre deputetë të rinj në parlament


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dorëzuar mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë, dy nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga PD.

Dy deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë i cili ka marrë mandatin e deputetit është Edmond Stojku.

Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:

Ylli Shehu

Enver Rroshi

Aurora Mara

Edmond Rrushi

Elda Hoti

Edlira Hyseni

Ediola Braha

Ralf Gjoni

Nimet Musaj

Enada Kapllani

Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:

Majlinda Halilaj

Alban Zeneli

Ligoraq Karamleo

Lefter Maliqi

Adriatik Alimadhi

Arben Elezi. /BW