TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Meliza Haradinaj – Stublla, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Rama, pas një interviste të dhënë për PINK TV në Beograd, ku sqaronte deklaratat e tij rreth taksës, të bëra pas Samitit të Berlinit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këshilltarja e Haradinajt shprehet se “Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit.
Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”.
Sipas saj po tentohet që duke përdorur taksën të sulmohet kryeministri i Kosovës Haradinaj.
“Analogjia që po tentohet – duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit – është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë”, – shkruan Stublla.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median serbe “Pink Tv”, ku edhe ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, integrimin në BE dhe prapaskenat e Samitit të Berlinit.