AKTUALITET, 15 Maj 2019, 13:06

Eduart Ndocaj me luleshtrydhen ironizon Blendi Çuçin: Është burri i gruas së Ramës

Eduart Ndocaj me luleshtrydhen ironizon Blendi Çuçin:

Eduard Ndocaj, kandidati i pavarur për bashkinë Lezhë, ka ironizuar së fundmi Blendi Çuçin, ministrin e Bujqësisë teksa hante luleshtrydhe.

Ai e ka quajtur Çuçin burrin e gruas së kryeministrit Edi Rama dhe është shprehur se meqeë thotë ai se nuk kanë hormonet luleshtrydhe do t’i hajë ato.

“Ju e dini problemin e këtyre me hormoneve. Çuçi nuk e dini ju a e njihni Çuçin, është burri i gruas së Edi Ramës. Çuçi thotë që këto nuk kanë hormone. Po e bëj provën se edhe Çuçi ka ngrënë, kur ka ngrënë dhe ai, ka kaluar javën dhe nuk ka vdekur. Është bërë luleshtrydhja sa një domate”, është shprehur Eduard Ndocaj.

[video width="360" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/kaubojsi.mp4"][/video]