AKTUALITET, 16 Mars 2019, 13:20

Opozita në protestë, Rama si Enveri, rrethohet me "pionierë" (video)

Dhjetëra mijëra qytetarë i janë bashkuar opozitës, në protestë, duke rrethuar kryeministrinë dhe disa institucione të tjera. Ndërkohë kryeministri, Edi Rama, ka qenë në Berat, ku ka folur për prosperitetin e këtij qyteteti dhe arritjet e qeverisë. Por, si gjithmonë, nuk kanë munguar edhe shfaqjet groteske. Kryeministri është rrethuar nga disa fëmije, dhe ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft i buzëqeshur duke dëgjuar fëmijët që këndojnë rreth tij.

Shumë qytetarëve që kanë jetuar në regjimin e Enver Hoxhës, mund t'ju kujtohen pamje të ngjashme me të ditës së sotme, kur diktatori rrethohej i buzëqeshur, nga pionierët./tpz.al/ 

VIDEO: