AKTUALITET, 16 Mars 2019, 13:07

I refuzuan qëndrimin, gazetarja britanike i bashkohet protestës së opozitës: Evropë vëmendje!

Gazetarja britanike të cilës iu refuzua shtyrja e lejes së qëndrimit në Shqipëri pak kohë më parë, përmes një postimi në blogun e saj “Balkanista” ka treguar mbështetjen e saj duke u bërë pjesë e  protestës së opozitës të organizuar ditën e sotme. Përmes postimit të një foto me mbishkrimin “Evropë vëmendje, Shqipëria po proteston” blogerja ka tentuar të mbështetjen e saj për protestën e opozitës. Kujtojmë se blogeres britanike, shtatzënë, iu refuzua shtyrja  e lejes së qëndrimit nga autoritetet shqiptare dhe nga disa media u etiketua si agjente ruse pas  disa raportimeve të bëra nga ajo për televizionin rus “Russia Today”.
 
View image on Twitter
See Alice Taylor's other Tweets