TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili ndërsa foli për kërkesën e tyre hapjen e listave 100% dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore, tha se “PD nuk ndahet dot nga LSI".
Me një shënim në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se “heqja e koalicioneve është hall i Ramës dhe i krīmit”.
Bardhi thekson edhe njëherë se Opozita e Bashkuar është dakord për hapjen 100% të listave dhe se për këtë “jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë”.
POSTIMI:
Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.
Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Aktet e njëanshme të koalicionit të krīmit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.
Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.