TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekspertët i bëjnë thirrje të rinjve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat e vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Në këtë fazë, nevojitet angazhimi i të gjithëve, që të mos zerohen arritjet në luftën kundër Kovid 19-tës.
Eugena Tomini, ISHP beri apel: “Lirimi i masave, nuk do të thotë lirim nga përgjegjësia.
Ju bëjmë thirrje veçanërisht të rinjve, që organizojnë festa në bregdet, të ndalen.
Ne jemi ballkanas, jetojmë në familje të mëdha dhe rreziku i përçimit tek prindërit, gjyshërit, është i madh.
Le të shkojnë në plazh të rinjtë, por në grupime të vogla dhe duke mbajtur distancën”.
Në një prononcim për Top Channel, Tomini tha se "mosha e të prekurve është ulur në 25 vjeç”.
“Sipas vlerësimit tonë, kjo situatë dhe këto shifra, do të vazhdojnë në 3-4 javët e ardhshme”.