TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Punonjësit e Albpetrol janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme.
Prej tre muajsh ata vazhdojnë të marrin një pagë të shkurtuar në masën 40%. Mësohet se 150 punonjës kanë bojkotuar punën dhe janë ngritur në protestë.
Përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve, Kostandin Kina, është shprehur, se i kanë dërguar letra dhe peticione ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por nuk kanë marrë asnjë reagim.
“Ne sot jemi mbledhur se dje është marrë një vendim se paga e tretë e muajit qershor do të jepet përsëri 40% që i bie 260 mijë lekë, ose paga më e ulët në shkallë vendi.
Ky vendim është diskriminues, nuk marrim djersën tonë se nuk është diskutuar me sindikatën. I kemi bërë letër ministres, por nuk na ka begenisur.
Ne shpresonin të merrnim rrogën e plotë, dhe të kompensoheshim për muajt e mëparshëm dhe sigurimet, por nuk ndodhi kështu", tha ai.
Ndërkohë punonjësit janë shprehur se nëse nuk marrin zgjidhje për problemin e tyre dhe nëse nuk ka reagim nga institucionet shtetërore, do t’i drejtohen gjykatës.