AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 16:08

Koronavirusi shkakton katër vīktima gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi shkakton katër vīktima gjatë 24 orëve të


Katër persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Spitalin Shefqet Ndroqi.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” katër qytetarë.

Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha ministria.

Në 24 orët e fundit: Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)

Testime totale 39690

Raste pozitive 4997

Raste të shëruara 2789

Raste Aktive 2060

Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1111

Durrës 245

Shkodër 202

Vlorë 102

Lezhë 81

Fier 76

Korçë 71

Elbasan 48

Kukës 52

Berat 29

Gjirokastër 22

Dibër 21.