TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi në deklaratën e tij për mediat është shprehur se opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj.
“Në këtë mbledhje kemi kërkuar nga mazhoranca nëse është dakord që të ecet me parimin që të hapen listat 100% duke ruajtur të paprekur koalicionet siç janë sot.
Serish jemi përballur me refuzimin e pozitës dhe PD-ja nuk heq dorë nga asnjë nga propozimet e bërë. Këto janë veprime që mund të prishin marrëveshjen e 5 qershorit.
Ne kërkuam që të mos preket asgjë në kushtetutë dhe kjo të bëhet me mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve.
Ndryshimet kushtetuese dhe ato në kod zgjedhor të jenë të qarta dhe ti çohet Kuvendit. Kemi një model të marrë nga Italia që deri më tani nuk ka prodhuar asnjë krizë modeli i koalicioneve që përdor Shqipëria.
Nuk ka asgjë nga ODIHR dhe Venecias se duhet të ndryshohet kjo gjë, është vetëm lojë e Ramës për ti hequr të drejtën shqiptarëve që të votojnë lirshëm.
Ai përpiqet që të bëjë këtë konfuzion. Ne jemi të gatshëm të vijojmë diskutimin me konsensus, për të bërë mendime për hapjen me 100% të listave”, është shprehur Bylykbashi.